
Category: Aktualitet
Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe hapi siparin sot me një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, duke shënuar fillimin e një forumi dyditor, ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne.
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI” Rama falënderoi të gjithë ata që u angazhuan në organizmin dhe realizimin e konkursit të madh të gjuhës shqipe për nxënësit.
Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose rrezikohen.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar sot me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi si dhe me kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.
Drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pritën në një takim delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilin diskutoi për prioritetet që do të adresohen përmes Strategjisë 2025-2030 për Shqipërinë.
Kjo është rruga e tretë në SHBA që mban emrin e Skënderbeut.
Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e një drejtori të ri në Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Në Berat u organizua sot tryeza e rrumbullakët me Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KFW dhe bashkitë e qarkut Berat, ku u diskutua mbi hapat e zbatimit të projektit të mbetjeve urbane për këtë qark.
Forumi i Energjisë, i cili po mbahet sot dhe nesër në Tiranë, ka mbledhur aktorët kryesorë të tregut, për të ndarë praktikat më të mira në sektorin e Energjisë, te Panairi “Energjia, Ndërtimi dhe Ekonomia e Gjelbër”.
Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh.