Zgjedhjet e 11 majit, procesi i identifikimit të zgjedhësve do të kryhet nga PEI

Pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) janë përdorur në tri palë zgjedhje të përgjithshme dhe në disa zgjedhje të pjesshme.

Panairi ITB Berlin, Kumbaro: Shqipëria turistike, sërish në qendër të vëmendjes globale

Shqipëria do të mirëpresë botën si vendi i nderit në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin më 4-6 mars.

Fluks regjistrimesh për votimin nga jashtë, miratohen 80 punonjës shtesë për KQZ

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi sot projektvendimin për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune në mbështetje të procesit të votimit nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvend 2025.

Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare

Në Asamblenë e parë të Përgjithshme të kësaj organizate, Shqipëria u përfaqësua nga komandanti i Forcës Detare / Rojës Bregdetare, nënadmiral Adnand Agastra

Begaj pranon Letrat Kredenciale nga ambasadori i Kenias: Hapja e ambasadës në Nairobi thellon bashkëpunimin politik

Kreu i Shtetit theksoi se njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia do të ishte një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.

Votimi nga jashtë, KQZ: 224 520 kërkesa për regjistrim, 179 779 të miratuara

Numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 54 834, më pas vijnë qarqet: Fier me 36 731 kërkesa, Elbasan me 30 633, Durrës me 29 837, Korçë me 24 670 etj.

Hetimi i krimit zgjedhor, Celibashi: Veçoria e këtyre zgjedhjeve, koordinimi i KQZ me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar sot për një media, se veçoria e zgjedhjeve të 11 majit, është bashkëpunimi i KQZ, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK, për parandalimin dhe hetimin e krimit zgjedhor.

MF: Të ardhurat për vitin 2024, rritje me 66,6 miliardë lekë

Sipas MF-së, të ardhurat totale, për 12-mujorin e vitit 2024, arritën në rreth 710,3 miliardë lekë, ose 99,5% e planit të periudhës, një realizim në masën 105,1% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar.

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së cilës janë marrë nga gazetat kryesore greke, përfshirë ”Ta Nea”.

Tre vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë, hapet ekspozita “Fëmijëri e humbur”

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë edhe ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.