Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin

Procesi ka ecur sipas procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

Rama: Rruga Shirokë-Zogaj përfundon këtë vit, i shton motorët turizmit të kryeqendrës së Veriut

Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Ndreu: Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, përmirësohet infrastruktura në zonat turistike

Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.

AKSK: 224 raportime për raste të bullizmit kibernetik dhe mashtrimeve online në vitin 2024

AKSK theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit digjital, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të krijuar një hapësirë më të sigurt për të gjithë përdoruesit e sidomos për fëmijët dhe të rinjtë.

Objektivi për mbylljen e negociatave deri në 2027, BE program 7.2 milionë euro për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë

Bashkimi Evropian në Shqipëri ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE (EUIS), një nismë prej 7.2 milionë euro e krijuar për të ndihmuar qeverinë shqiptare në avancimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Siguria ushqimore, linjë e gjelbër për ankesat e qytetarëve

Konsumatorët do të kenë tashmë një linjë telefonike të thirrjeve falas për adresimin e problematikave dhe shqetësimeve sa i përket sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si dhe aktorë të angazhuar për mbrojtjen e konsumatorit prezantuan në Tiranë projektin “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri”, financuar nga BE.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve, harmonizimi i standardeve dhe të legjislacionit me atë të BE-së në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

“Angazhimi në tryeza diskutimi në vijim do të ketë për rrjedhojë platforma partneriteti në mbrojtje të të drejtave të konsumatorit”, bën të ditur AKU.

Biznesit iu rimbursuan 22 miliardë lekë TVSH, koha mesatare 31 ditë

Burimi i rritjes së këtyre të ardhurave shtesë janë rritja nga treguesit makroekonomikë

Kingji: Konsultime të përbashkëta me NATO-n mbi angazhimet për mbrojtjen kolektive

Shqipëria mbylli konsultimet e përbashkëta me NATO-n, mbi detyrimet dhe angazhimet e Forcave të Armatosura në kuadër të mbrojtjes kolektive.

Kuçi me ekspertë të IPARD-it të Turqisë, diskutime për menaxhimin e investimeve dhe fondeve buxhetore

Drejtoresha e AZHBR ndau përvojën e institucionit në menaxhimin e investimeve me fonde të buxhetit të shtetit.

Integrimi në BE: Grupi negociator diskutime për Kapitullin 3

Shqipëria çeli negociatat për 10 kapituj dy muajt e fundit të 2024-ës dhe përgatitet të çelë këtë pranverë negociatat edhe për 17 kapituj të tjerë, të ekonomisë dhe mirëqenies.