Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm të liderëve të BE-së të enjten.

Trump: Zelensky do të vizitojë Uashingtonin të premten

Raportet e mediave sugjeruan se Ukraina dhe SHBA-ja kishin rënë dakord tashmë për një marrëveshje kornizë.

Trump: Putini do të pranonte paqeruajtës evropianë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin do të pajtohej që forcat paqeruajtëse evropiane të sigurojnë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, tha sot presidenti i SHBA Donald Trump duke folur me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili ndodhet në Uashington për bisedime.

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë kyçe për bisedimet midis SHBA-së dhe Rusisë.

Trump dërgon sekretarin e Thesarit, Bessent në Ukrainë për bisedime

Trump parashtroi mundësinë e një takimi me Zelensky në Uashington këtë javë dhe theksoi se ai nuk dëshironte të udhëtonte vetë në Ukrainë.

Presidenti Iohannis jep dorëheqjen përpara rivotimeve

Presidenti rumun, Klaus Iohannis njoftoi sot se do të jepte dorëheqjen përpara rivotimit të zgjedhjeve që u anuluan për shkak të akuzave për ndërhyrje ruse.

Presioni ishte rritur mbi pro-evropianin Iohannis, lideri i liberalëve i cili kishte thënë se do të qëndronte në detyrë derisa të zgjidhej pasardhësi i tij në maj.

Gjykata e lartë e Rumanisë vendosi të anulojë zgjedhjet presidenciale në dhjetor mes akuzave për ndërhyrje ruse dhe pasi një kandidat më parë pak i njohur, i ekstremit të djathtë arriti një fitore të papritur në raundin e parë.

Trump bisedon me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Netanyahu: Të gatshëm ‘të bëjmë punën’ për të zbatuar planin e Trump për Gazën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur planin e presidentit Trump për të larguar palestinezët nga Rripi i Gazës