Njohje e viteve të punës, Gonxhja: Përfitojnë 40 mijë punonjës të ish-kooperativave

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), u miratua në Këshillin e Ministrave Projektligji për njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sigurimet shoqërore, para vitit 1994.

Bujtina në Vermosh, Denaj: Destinacion i dashur për turistët vendas dhe të huaj

Bujtinat janë kthyer në asete agroturizmi që ofrojnë një përvojë autentike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Fituesit e “Fest 63” në podkastin “Flasim”: Muzika shkodrane përcjell ndryshe nga “Shkodra elektronike”

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, fituesit e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizion Shqiptar ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin 16, të sezonit 3 të podkastit “Flasim”.

Integrimi në BE, Pirdeni: Në 2025 pritet hapja e të gjithë kapitujve negociues

Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila drejton negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në grupkapitullin ‘Themeloret’, tha sot se “vitin e ardhshëm pritet hapja e të gjithë kapitujve për negocim me Komisionin Evropian”.

Pirdeni: Luftë kundër korrupsionit me fokus të veçantë në katër fusha

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni theksoi sot se pronat, prokurimi publik, tatimet-doganat dhe shëndetësia do të kenë fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit.

Manjani: Në bisedime me gjashtë shtete të BE-së për njohjen e pensioneve të shqiptarëve

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani në një intervistë për mediet, tha sot se marrëveshjet për njohjen e pensioneve me shtetet e BE-së janë një proces i gjatë dhe aspak i lehtë.

Njohja e viteve të punës në koopertiva, Hado: Përfitojnë 40 mijë qytetarë, mjafton një certifikatë

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh sot në një intervistë për mediet, se projektligji i miratuar nga qeveria për njohjen e punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore, dhe ish-kooperativa bujqësore për efekt pensioni, njeh automatikisht vitet e punës gjatë periudhës së komunizmit.

Pensionet, Manjani: Kemi 20 marrëveshje me shtetet e BE, 13 janë në fuqi

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani tha sot gjatë një interviste për “Abcnews”, se Shqipëria ka finalizuar 20 marrëveshje me shtetet e BE-së për njohjen e pensioneve.

Proda: Familjarët e Dëshmorëve të Policisë në qendër të vëmendjes

Nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, u zhvilluan aktivitete festive me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut.

Financim prej 356,000 USD, BE shpall 8 projektet fituese për rivitalizimin e vendeve të trashëgimisë kulturore

Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot, përmes rrjeteve sociale, shpalljen e fituesve të fazës së tretë dhe të fundit të granteve të programit “EU4Culture”, me temën “Rikrijo të kaluarën, ndërto të ardhmen”.