Category: Ditari
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani çmoi sot rolin e Kartës A-5, ndërsa vuri në dukje se në kryesinë shqiptare gjatë vitit 2024 është përforcuar roli i saj, si një lojtar kyç në avancimin e aspiratave euroatlantike të rajonit.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha lajmin nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur Qyteti Evropian i Sportit 2025.
Zëvendësshefja e Misionit në detyrë, të SHBA-së, Kathryn Hammond u takua me ekipin e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit pas pjesëmarrjes së tyre në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP), “Çuarja Përpara e Sigurisë dhe Integritetit në Dogana dhe Mbrojtjen e Kufirit”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se Spitali Bashkiak Mirditë është kthyer në një qendër kyçe të shërbimit shëndetësor në veri të vendit, falë investimit në pajisje dhe infrastrukturë.
Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë do t’i shërbejë interesave të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozojë qeverive të vendeve tona shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber ishin sot në shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë, e cila tanimë është nën ombrellën e EHL, shkollës së famshme të Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere.
Kuvendi rrëzoi më pas me shumicë votash kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “Bechetti”.
Teatri Kombëtar i Kukullave është rinovuar plotësisht, në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional.
Parku Kombëtar i Llogorasë ka potencial të madh për zhvillimin e ekoturizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet aktualisht që Prokurimet Publike të çohen në një nivel tjetër përmes Inteligjencës Artificiale.