Category: Ditari
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla konfirmoi nga Lezha se Policia Shqiptare ka marrë të gjitha masat jo vetëm për mbarëvajtjen e sezonit turistik në gjithë vendin, por edhe mbarëvajtjen e sigurisë jashtë territorit të Qendrës Pritëse të Migrantëve që po ngrihet në këtë qark.
Gjirokastra vizitohet çdo ditë nga qindra turistë vendas dhe të huaj që e zgjedhin qytetin e gurtë për veçantitë e tij
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektuan punimet në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj dhe deputetja Klodiana Spahiu zhvilluan një takim me Leonidas Galeridis, ekspert politikash dhe kërkimi shkencor pranë Forumit Parlamentar Europian (EPF).
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bën me dije se përgatitjet për turizëm të sigurt gjatë sezonit veror vijojnë nga të gjitha strukturat e ngarkuara për mbarëvajtjen e tij.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) pasurohet me qindra dokumente mbi veprimtarinë e diasporës shqiptare në Ukrainë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në konferencën 3-ditore e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna”, e bashkorganizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.
Kryeministrja italiane, Georgia Meloni në një konferencë të përbashkët për shtyp sot, me kryeministrin Edi Ramën, nga qendra e emigrantëve në Lezhë theksoi se akuzat në drejtim të qeverisë shqiptare janë përbaltje.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “marrëveshja me Italinë për emigrantët, jo vetëm nuk ka ndeshur në refuzim apo në kontestim të Bashkimit Evropian ose të ndonjë vendi të BE-së, por përkundrazi është konsideruar si një përpjekje për t’u ndjekur në vijim dhe si një proces për t’u vlerësuar hap pas hapi”.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha sot se Shqipëria po sillet sikur të ishte një vend anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Evropian.