Category: Ditari
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ish-Shtëpia e Pritjes në Gjirokastër do të kthehet në një shtëpi të dedikuar për shkrimtarët.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gazë. MEPJ vlerëson SHBA, Egjiptin dhe Katarin për ndërmjetësimin dhe realizimin e këtij armëpushimi.
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një vizitë në Durrës, ku u takua me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe komandantin e Forcës Detare, kundëradmiralin Adnand Agastra.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.
Kryeministri Edi Rama sqaroi sot vendimin për ta kthyer rezidencën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e njohur si “Vila 31”, në një hapësirë në funksion të artistëve shqiptarë e të huaj.
Prej vitit 1999, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ka ofruar më shumë se 14 milionë dollarë për të ndërtuar kapacitete në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe gatishmërisë për emergjencat në Shqipëri.
Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard deklaroi sot se hapja e rezidencës artistike “Vila 31 x Art Explora” është më shumë se sa një hapësirë e thjeshtë pune për artistët.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Pragë, në krye të një delegacioni që përbëhej nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), ku u prit nga zv.kryeministri dhe ministër i Brendshëm i Republikës së Çekisë, Vit Rakusan.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe UNCTAD ka zhvilluar disa projekte që synojnë digjitalizimin e procedurave doganore në funksion të rritjes së transparencës, rritjes së efektivitetit, uljes së kostos dhe kohës së biznesit.
Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe delegacioni shoqërues, zhvilluan ditën e djeshme një vizitë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.