
Category: Ditari
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e Partisë Socialiste në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në Qendrën e Votimit Nr. 2004/3 në Don Bosko.
Në Shqipëri ka nisur sot votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin të cilat do të mbyllen në orën 19:00.
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama votoi sot në Surrel, Tiranë për zgjedhjet e 11 majit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj kanë votuar sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në kryeqytet.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Përfundon faza e dytë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, e cila u zhvillua gjatë gjithë ditës së sotme në Tiranë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi i dha sot një mesazh qytetarëve shqiptarë mbi procesin zgjedhor të datës 11 maj.
Çiklisti britanik fitoi në garën kronometri, duke lënë pas tij Primoz Roglic.
Delegacionet e trupave të menaxhimit zgjedhor do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe do të njihen me disa nga pikat turistike dhe kulturore të vendit tonë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot një delegacion me deputetë nga Parlamenti Evropian.