
Category: Ditari
Sektori bankar shqiptar e mbylli vitin 2024 me një rezultat pozitiv.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 4,8 miliardë euro kanë hyrë vitin e kaluar nga turizmi në Shqipëri.
Referuar të dhënave, të ardhurat e mbledhura në muajin e dytë të vitit rezultojnë 3,6 miliardë lekë, ose 12% më të larta sesa të ardhurat e mbledhura në shkurtin e 2024-ës.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga anëtarja e KE-së, Anila Basha, dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.
Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja e cilësoi si hap historik për mijëra qytetarë, miratimin nga Senati italian të marrëveshjes për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të qytetarëve të të dy vendeve.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mikpriti sot homologun çek, Jan Lipavský.
Ministri për Punët e Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavský deklaroi sot gjatë vizitës së tij në Tiranë se, Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Çekisë në ambicien për t’i përmbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në 2027-ën, për të qenë gati për t’u bërë anëtarë të BE-së në 2030-ën.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh pas mbledhjes së qeverisë, se sot u miratua një akt shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e punonjësve të Policisë së Shtetit, familjarëve dhe punës së tyre nga kërcënimet që u bëhen gjatë ushtrimit të detyrës dhe sakrificës ndaj detyrës.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në 11 maj nuk ka tifozllëk, sepse duhet të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian”.
Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar vendimin për lehtësimin e procedurave të regjistrimit të mësuesve në diasporë në regjistrin kombëtar të mësuesve të diasporës.