Malaj: Qëllimi ynë, interesat e qytetarëve dhe përparimi i ekonomisë

Sipas parashikimeve, rritja ekonomike pritet të jetë 3.9%.

Miratohet në parim me 75 vota pro pr/buxheti i vitit 2025

Buxheti i vitit 2025, është 2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, me një total prej rreth 8.2 miliardë euro.

Shqipëri-BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë: Mbrojtje ndaj kërcënimeve hibride dhe terrorizmit

Shqipëria si vend negociues me BE dhe shtet anëtar i NATO-s ka qenë dhe është një partner i vyer dhe i besuar për BE-në në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar në mënyrë aktive.

Kumbaro: Me buxhetin 2025 vazhdojmë projektet më të mëdha në turizëm e mjedis

Buxheti për vitin 2025 është më i larti në historinë ekonomike shqiptare duke mbështetur edhe projektet e rëndësishme në turizëm dhe mjedis me një rritje prej 7,9% për MTM.

“Reporterët pa Kufi”, rekomandime Shqipërisë për të mbrojtur gazetarët dhe të drejtën e informimit

Organizata Reporterët pa Kufi dhe Këshilli Shqiptar i Medias publikuan sot një paketë rekomandimesh për të mbrojtur gazetarët në Shqipëri, për të siguruar të drejtën e informimit dhe një peizazh mediatik të pavarur, pluralist dhe të besueshëm.

U emërua zëvendëssekretare e NATO-s, Hasani uron Shekerinskan: Angazhim i përbashkët për paqen dhe stabilitetin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Radmila Shekerinskas, ish-ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, e cila u emërua sot zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

“Urime Radmila Shekerinskas së Maqedonisë së Veriut për emërimin e saj si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s. Është kënaqësi të shoh këtë rol të rëndësishëm që i besohet për herë të parë një përfaqësueseje të dalluar të një aleati të NATO-s nga Ballkani Perëndimor.

Mezi pres të bashkëpunojmë ngushtë për të adresuar sfidat e sigurisë rajonale dhe globale dhe për të forcuar angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin”, shkruan në një postim në rrjetet sociale kryediplomati Hasani.

Radmila Shekerinska, ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, është emëruar sot zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake e Atlantikut të Veriut.

Dita e 1000-të e agresionit rus, Kryesia e Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë.

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë

Gjatë takimeve me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis dy vendeve.

Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo

Në Kukës u prezantua drejtori i ri vendor i Policisë, Gentian Berberi. Në Dibër u prezantua Artion Duka.

“Një qytet për të gjithë”, prezantohet në shqip libri i ish-kryebashkiakut të Bogotës

“Një qytet për të gjithë”, libri i ish-kryebashkiakut të Bogotës, Enrique Penalosa. Në prezantimin e librit ishte i pranishëm ish-kryebashkiaku i Bogotës, Enrique Penalosa si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.