Category: Ditari
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda i prezantuan ata, në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive apo agjencive ligjzbatuese.
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku në rend të ditës është shqyrtimi në parim i projektbuxhetit 2025.
Policia Rrugore ka simuluar situata rrugore me nxënësit për t’i edukuar mbi sjelljen e sigurt në rrugë dhe për mënyrën e reagimit në raste emergjente
Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë zhvilluar trajnime me Sektorin për Kërkimin FAST Albania, për veprimet taktike dhe të vetëmbrojtjes.
Në Peshkopi u organizua panairi “Shije dhe Traditë”, si dhe takimi informues dedikuar prodhuesve dhe fermerëve të Qarkut Dibër për identifikimin e produkteve me potencial të mundshëm regjistrimi si Tregues Gjeografikë.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendosi një kurorë dhe përshëndeti në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Tiranës.
Një ditë pas meshës së shenjtë me shpalljen e dy klerikëve Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq në martirë, e shënuar si një ditë historike për Kishën katolike shqiptare dhe besimtarët, Papa Francesku ka përshëndetur celebrimin e martirizimit.
Tirana përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot, në margjinat e Takimit Parlamentar për Ndryshimet Klimatike, në kuadrin e COP29, në Baku, me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot në Elbasan dhe Korçë dy drejtuesit e rinj të Policisë, Fatmir Hoxhën dhe Erion Ahmetin.