Category: Ditari
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim Kryetarin e radhës së OSBE, njëherësh, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg.
Ministrja thekson se ky është buxheti më i madh i parashikuar për shëndetësinë, me një rritje prej 5% nga viti i kaluar.
Bashkëpunimi për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën është në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Mbrojtjes.
Trashëgimia kulturore dhe historike tërheq të huajt në vendin tonë, numri i të cilëve është shtuar ndjeshëm.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka marrë pjesë në një takim në Mal të Zi me anëtarët e Bordit Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), me fokus të rinjtë dhe përmirësimin e menaxhimit të RYCO-s.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me deputetin Shaip Kamberi, përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim në KQZ me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan sot me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, në vijim të takimeve për Mbrojtjen Civile në nivel lokal zhvilloi një takim në qarkun e Tiranës me pjesëmarrjen e Prefektit të Qarkut Tiranë, Afrim Qendro, drejtuesve të bashkive dhe institucioneve vendore.
Në Universitetin Bjqësor të Tiranës u zhvilllua sot ceremonia e diplomimit të 1,475 studentëve.