
Category: Ditari
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria rindërtoi falas shtëpitë për banorët e prekur nga tërmeti.
Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste të njësive, 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se ekziston një problem jo i vogël me Hipotekën.
Pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) janë përdorur në tri palë zgjedhje të përgjithshme dhe në disa zgjedhje të pjesshme.
Shqipëria do të mirëpresë botën si vendi i nderit në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin më 4-6 mars.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi sot projektvendimin për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune në mbështetje të procesit të votimit nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvend 2025.
Në Asamblenë e parë të Përgjithshme të kësaj organizate, Shqipëria u përfaqësua nga komandanti i Forcës Detare / Rojës Bregdetare, nënadmiral Adnand Agastra
Kreu i Shtetit theksoi se njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia do të ishte një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.
Numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 54 834, më pas vijnë qarqet: Fier me 36 731 kërkesa, Elbasan me 30 633, Durrës me 29 837, Korçë me 24 670 etj.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar sot për një media, se veçoria e zgjedhjeve të 11 majit, është bashkëpunimi i KQZ, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK, për parandalimin dhe hetimin e krimit zgjedhor.
Sipas MF-së, të ardhurat totale, për 12-mujorin e vitit 2024, arritën në rreth 710,3 miliardë lekë, ose 99,5% e planit të periudhës, një realizim në masën 105,1% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar.