
Category: Ministrite
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “raporti i OECD për sektorin energjetik, është një tjetër vlerësim për rezultatet e arritura dhe reformat që kemi ndërmarrë për fuqizimin e sektorit”.
I pranishëm në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”, organizuar sot në Tiranë nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Manja vlerësoi reformën në drejtësi si hapin e duhur që u mbështet gjerësisht nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të rritjes së besimit të publikut te sistemi.
Konsullata e re do të mbulojë zonat e Strugës, Ohrit, Manastirit, Kërçovës, Dibrës, Gjevgjelisë dhe Resnjës.
Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh sot se një nga prioritetet e Qeverisë shqiptare është rritja financiare në sektorin bujqësor, përmes një qasjeje dhe instrumenteve të reja bankare.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin akademik 2025-2026.
Nën drejtimin e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, u zhvillua sot takimi i radhës i grupit të menaxhimit të integruar të politikave (GMIP) për fushën “Zhvillimi i kapitalit njerëzor”.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur sot se gjatë gjashtë ditëve të para të korrikut 2025 është regjistruar një rritje prej 20% e konsumit të energjisë elektrike në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja pret ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës , Eli Cohen
Të pranishëm në këtë përurim ishin ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis si dhe të ftuar të tjerë të fushës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se nga data 1 qershor, deri në 6 korrik 2025 janë trajtuar 16 963 pushues në 36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.