Denaj: Kantina në Durrës, destinacion i turistëve vendas dhe të huaj

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj thekson se me filozofinë e prodhimeve cilësore “Made in Albania”, kjo kantinë ofron një eksperiencë të veçantë për shijimin e natyrës, peizazhit dhe ushqimeve.

Vengu: 1077 operacione nga AKMC gjatë 2024-ës, 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë sot një bilanc të punës së 12 muajve që lamë pas, të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura.

101-vjetori i lindjes së aktorit të madh, Gonxhja: Kadri Roshi, një emër që nuk shuhet kurrë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Kadri Roshi përkujtoi sot në 101-vjetorin e lindjes aktorin e madh Kadri Roshi, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Manastirliu: Në 2025 investime për transformimin e infratrukturës arsimore në shkolla dhe universitete

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë gjatë këtij viti investimet për transformimin e infrastrukturës arsimore, nga shkollat në universitete.

Spitali Memorial Fier, Koçiu: Realizohet me sukses për herë të parë procedura urgjente e trombektomisë

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, investim i Republikës së Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar, për rajonin e jugut.

Rama: 1.3 milionë vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore dhe 2300 evente kulturore në 2024-ën

Viti 2024 shënoi një rekord vizitorësh në sitet e trashëgimisë kulturore duke arritur në 1,3 milionë vizitorë, ose 30% më shumë se në vitin 2023.

Prioritetet e MEPJ-së në 2025, rrugëtimi evropian i Shqipërisë dhe hapja e ambasadave të reja

Investimet për vitin 2025 përfshijnë projekte inovative, si modernizimi i shërbimit konsullor online dhe sistemit e-Visa, që do të përmirësojnë shërbimet për qytetarët shqiptarë jashtë vendit.

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të kufizojë deficitin e përgjithshëm buxhetor në 2.6% të PBB-së dhe të ruajë një bilanc primar pozitiv, me qëllimin për të vijuar uljen e raportit të borxhit publik ndaj PBB-së, sipas pritshmërive aktuale poshtë nivelit 56% të PBB.

62,02 miliardë lekë në 2025-ën për Arsimin

Ministria e Arsimit dhe Sportit edhe gjatë vitit 2025 do të vijojë zhvillimin e reformave në arsim, me mbështetjen e arsimit bazë, të mesëm të lartë, orientimin e kurrikulave ndaj nevojave të tregut të punës dhe modernizimin e tyre.

Gonxhja për projektet e kulturës: Teatri Kombëtar në rrugë të mbarë, do ekspozojmë veprat arkeologjike nga gërmimet e TAP

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja foli për disa nga sfidat e institucionit që drejton i cili përfshin 3 ministri dhe ka një spektër të gjerë fokusimi.