Category: Ministrite
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, që u kryesua nga presidenca hungareze, në Budapest.
Punësimi i të miturve që përfundojnë dënimin, si mundësi për ririntegrimin e tyre në shoqëri, ishte në fokus të diskutimeve të tryezës së zhvilluar sot nga Bashkia e Lezhës dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Shqipëri.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një vizitë pune në universitetin e famshëm amerikan.
Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030 ishte në qendër të diskutimit mes Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe vajzave dhe grave sipërmarrëse.
Mbi 90 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania dhe më gjerë janë bërë bashkë në Panairin Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë” në Lushnjë.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Tirana kthehet lidere në rajon
Për tri ditë me radhë, rreth 50 studentë të ndarë në grupe janë bërë pjesë e garës “Hackathon”, organizuar nga IdentiTek, kompania që prodhon dokumentet biometrike në Shqipëri.
Rinovimi i memorandumit u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe drejtoresha e Korpusit të Paqes në Shqipëri, Megan Wilson.
Shërbimi i Okulistikës në Spitalin Francez pranë QSUT është pajisur me 4 aparatura të teknologjisë së fundit, Phaco, për operacionet e kataraktës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”.