
Category: Zgjedhjet
Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Michel Tarran deklaroi sot se liria e zgjedhjes pa frikë nga qytetarët është thelbësore për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nxori sot dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Presidenti Bajram Begaj mbylli sot procesin e konsultimeve me faktorin politik dhe institucional për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.
Partia Socialiste ka propozuar datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Kreu i Shtetit do të presë sot në takim kryetarët e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK, ndërsa të enjten do të zhvillojë takim me përfaqëssues nga Partia e Lirisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me International IDEA, Qendrën e Sundimit të Ligjit në Finlandë dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri (BIRN) organizuan tryezën e dialogut për reformë politikash “Forcimi i integritetit të zgjedhjeve përmes monitorimit të reklamave politike online”.
Afatet për regjistrimin e subjekteve ligjore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm duhet të ndryshojnë, në mënyrë që mos të ketë pengesa për realizimin e votës së diasporës.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim në KQZ me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.
Komisioni Rregullator miratoi sot rregullat për procedurat e votimit nga jashtë vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar rregullat për procedurat e votimit të zgjedhësve nga jashtë vendit.