Tag: Afganistan
Qeveria e talibanëve në Afganistan ka thënë se nuk do të lejojë akte që shkelin Ligjin e Sheriatit
Një sulm kamikaz la të paktën 60 persona të vdekur dhe 107 të tjerë të plagosur në Kunduz të Afganistanit. Raportohet se sulmi ndodhi në një xhami Shiite.
Grupi taliban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.
Zëdhënësi i grupit ekstremist që mori Afganistanin thotë se dëshiron lidhje me të gjitha vendet në rajon dhe madje është i gatshëm të bashkëpunojë me SHBA, por jo me Izraelin
Blinken tha se në Afganistan besohet të ketë ende rreth 100 shtetas amerikanë, disa prej të cilëve afgano-amerikanë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer konfirmoi se nga Kabuli kanë mundur të depërtojnë në Gjermani edhe persona të regjistruar nga policia afgane si kriminelë.
Gratë afgane kanë mbajtur protesta gjatë dy ditëve të fundit, duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci.
Talibanët do të shpallin së shpejti përbërjen që pritet të ketë qeveria e tyre, për të cilën thonë se do të synojë për lidhje diplomatike miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe botën në përgjithësi, bazuar në “respektin reciprok”.
Luftëtarët talebanë janë shprehur se ndihen shumë të zemëruar dhe të tradhtuar që amerikanët kanë nxjerrë jashtë përdorimit shumë helikopterë ushtarakë dhe aeroplanë përpara se të largoheshin nga Kabuli.
Sipas një raporti të OKB, grupi i militantëve talebanë siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit.