Ambasadorët austriakë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim me përfaqësues të SPAK-ut

Ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor u takuan sot me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Komisionerja Kos me krerët e institucioneve të pavarura të drejtësisë: Mbështetje e vendosur nga BE

Në takim me komisioneren Kos ishin kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, si dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi.

Dumani: SPAK, në gjendje të kryejë në pavarësi të plotë hetime të guximshme

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i pranishëm në një aktivitet mbi performancën e institucioneve të drejtësisë, të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, theksoi se SPAK është në gjendje që të kryejë në pavarësi të plotë dhe në respektim të Kushtetutës hetime të guximshme edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Sipas Dumanit epoka e paprekshmërisë po lëkundet.

Abbott takon Dumanin: Mbështetje SPAK-ut për hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.

Shqipëria e Kosova marrëveshje për ekipe të përbashkëta hetimore të prokurorëve

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot në takim pune një delegacion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kreu i kësaj prokurorie, Altin Dumani.

Pesë vjet SPAK, Dumani: S’ka më të paprekshëm!

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani deklaroi sot se, 5 vjet më parë, shoqëria shqiptare vendosi të hedhë me besim hapin vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ish-ambasadorja Kim uron Dumanin, SHBA: Mbështetje Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, DASH vlerëson 10 kampionë kundër korrupsionit.

Blinken: Dumani mes dhjetë kampionëve të botës në luftën ndaj korrupsionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, shpallën të hënën dhjetë kampionët e botës në luftën kundër korrupsionit.

Dumani: SPAK të hetojë korrupsionin mbi 500 euro, prokurorët të kenë mundësi rikandidimi

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ku edhe u zhvillua takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, tha se SPAK është në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dumani: Një numër i madh prokurorësh e gjyqtarësh në ndjekje penale

Drejtuesi i SPAK shprehu gatishmërinë e institucionit për të bashkëpunuar me shoqërinë civile, si një mënyrë edhe për përmirësimin e performancës së hetimeve të SPAK.