Veliaj: Nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë

Pas lajmit të mirë nga qeveria për rritjen e pensioneve, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndau me kryeqytetasit një tjetër lajm të shumëpritur për të moshuarit e kryeqytetit.