Sejko: Inflacioni pritet të kthehet në objektivin 3% gjatë 2025-ës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se, “inflacioni pritet të kthehet në objektiv 3% gjatë 2025”.

Treguesi i besimit në ekonomi ra me 0,8 pikë në janar, ende mbi mesataren afatgjatë

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra me 0,8 pikë në janar. Pavarësisht ngadalësimit, niveli i tij aktual qëndron rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Bien eksportet drejt SHBA, importet rritje me 3 miliardë lekë

Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë kësaj periudhe 7 miliardë lekë, nga 9,7 miliardë lekë që ishin në 2023-shin.

Administrata tatimore: Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesën e re

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve solli në vëmendje se deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga janari i këtij viti, në zbatim të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”.

BSH: Bankat rritën shkallën e kreditimit në 3-mujorin e katërt 2024

Banka e Shqipërisë publikoi raportin e Vrojtimit mbi kreditimin, ku theksoi se, “kërkesa për kredi e bizneseve në linjë me pritjet e një tremujori më parë, u raportua më e lartë”.

Sistemi financiar, inflacioni dhe pagesat, në momentin më të mirë

Sistemi financiar, inflacioni dhe zhvillimet e pagesave kanë pasur progresin më të mirë dhe janë në momentin më të mirë gjatë këtyre viteve që Shqipëria ka pasur.

Stoku i investimeve austriake shënoi 843 milionë euro në 2024-ën

Austria renditet në vendin e katërt mes investitorëve të huaj për vitin 2024.

Ekonomia parashikohet të zgjerohet me 3,9% në 2025-ën

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754,6 miliardë lekë ose 28,8% e PBB

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të kufizojë deficitin e përgjithshëm buxhetor në 2.6% të PBB-së dhe të ruajë një bilanc primar pozitiv, me qëllimin për të vijuar uljen e raportit të borxhit publik ndaj PBB-së, sipas pritshmërive aktuale poshtë nivelit 56% të PBB.

Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve brenda sistemit SEPA

Shqipëria pritet që këtë vit të konkretizojë kryerjen e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA, hap ky që do të sjellë uljen të ndjeshme të kostove të transfertave ndërkombëtare për qytetarët shqiptarët, brenda dhe jashtë territorit të vendit.