Begaj takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone, të cilin e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon.