KQZ: Mbi 120 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesë për regjistrim që prej 11 janarit

KQZ fton qytetarët që të shkarkojnë aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose të vizitojnë www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet.

Trajnohen 96 monitoruesit e fushatës zgjedhore të 11 majit

Të ndarë në dy grupe, monitoruesit e përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit, u trajnuan për detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore, në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi.

Votimi nga jashtë, Celibashi: Çdo parti politike ka akses në sistem

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një interviste për mediet sot, tha se çdo parti politike ka akses në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) dhe se dy auditues të përzgjedhur nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë të pranishëm për të kontrolluar çdo aspekt të procesit.

Votimi nga jashtë, mbi 100 mijë regjistrime, 62 387 kërkesa të miratuara

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Celibashi pret ambasadoren kanadeze: Kontribut për identifikimin e rreziqeve potenciale të sistemit PER

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë, Elissa Golberg.

Votimi nga jashtë, KQZ i kalon gjendjes civile listën e shtetasve të miratuar për regjistrim

KQZ do të vendosë në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile çdo ditë të hënë, listën e shtetasve të cilëve iu është miratuar kërkesa për regjistrim.

Celibashi pret ambasadorët e KiE dhe Gjermanisë: Vlerësim për ndihmën e akorduar ndaj KQZ

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në takim kryesuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, ambasadoren Giulia Re’ dhe ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karlfried Bergner

Votimi nga jashtë, Celibashi: Regjistrimi bëhet vetëm me dokumente shqiptare

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një bashkëbisedim online me shtetasit shqiptare që jetojnë jashtë vendit, për t’i informuar në lidhje me regjistrimin në platformën në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER), në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Votimi nga jashtë, Celibashi apel emigrantëve në Itali: Ngarkoni dokumentin nga ana e adresës

Numri i kërkesave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në platformën Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) e ka kaluar shifrën 40 mijë.

Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Edhe partitë politike në numërimin e votave nga jashtë

Kryekomsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat bëri të ditur se sot do t’i përcjellë Kuvendit të Shqipërisë propozimin për disa ndryshime teknike të Kodit Zgjedhore.