Evropiani në Gjermani, 16 punonjës të policisë shqiptare pjesë e masave të sigurisë

Për një aktivitet sportiv të sigurt, 580 forca të huaja policore janë dislokuar në Gjermani

Shqipëria dhe Italia konfirmojnë angazhimin e përbashkët në goditjen e krimit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me prefektin Rafaele Grasi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Sigurisë Publike dhe drejtor i Policisë Kriminale të Italisë.

Balla: Po konsolidohet çdo ditë sundimi i ligjit ndaj krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e cilësoi sot një sukses të plotë operacionin NOMADA, për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e shtetasve shqiptarë drejt Anglisë dhe Irlandës përmes Spanjës.

Balla nga Lezha: Shqipëria, e certifikuar si destinacion turistik me siguri mbresëlënëse

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla konfirmoi nga Lezha se Policia Shqiptare ka marrë të gjitha masat jo vetëm për mbarëvajtjen e sezonit turistik në gjithë vendin, por edhe mbarëvajtjen e sigurisë jashtë territorit të Qendrës Pritëse të Migrantëve që po ngrihet në këtë qark.

Balla: Policia ka rritur forcën goditëse ndaj armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve

Ministri i Brendshëm: Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje dhe luftës ndaj narkotikëve.

Policia e Shtetit iu vjen në ndihmë turistëve nga Turqia

Një grup turistësh humbën telefonin në mjetin me të cilin udhëtonin, në ndihmë u erdhi një punonjës policie

Balla: Policia e Shtetit dhe IKMT, kontroll në kohë reale me dronë të gjithë territorit dhe kufirit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte sot në Bazën Ajrore në Kuçovë ku pa nga afër avionët pa pilot të Forcës Ajrore

Reduktimi i emigracionit të paligjshëm, Mbretëria e Bashkuar financon kamerat në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një grup i sofistikuar kamerash, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar në vlerën e 1.6 milionë paundëve është instaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë

Policia, marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, organizata jofitimprurëse Operation Underground Railroad (OUR) me qendër në SHBA dhe Qendra Psiko-Sociale “Vatra” nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Mbi luftimin e shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore”.

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.