Spiropali: Objektivi ynë, anëtarësimi në BE në fund të kësaj dekade

Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”.

Dita e Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, Kuvendi ndriçohet blu

Nën kujdesin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrën blu, duke iu bashkuar fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, me rastin e kësaj dite.

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Spiropali: Holanda, mbështetëse e fuqishme e rrugëtimit europian të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Parlamentin Holandez, ku u prit në një takim të përbashkët nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Martin Bosma, dhe Kryetari i Senatit, Jan Anthonie Bruijn.

Spiropali: Sulltan Novruzi, reflektim që drita dhe toleranca të përshkojë jetët tona

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi sot Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë, ku uroi festën e Sulltan Novruzit.

Spiropali në homazhet për babain e Thaçit: Shembulli se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet atdhetar i madh

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes së atdhetarit Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Tragjedia në Koçan, Spiropali: Jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur

Një zjarr në një klub nate i shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së Veriut shkaktoi së paku 50 viktima si dhe dhjetëra të lënduar.

Baba Mondi shtron iftar dhe surprizon Spiropalin për ditëlindje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u përball mbrëmjen e sotme me një surprizë të bukur, në Iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Spiropali: Marrëveshjet e miratuara në Kuvend përshpejtojnë anëtarësimin në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagoi sot pas votimit në Kuvend të dy projektligjeve që afrojnë edhe më shumë Shqipërinë me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kuvendi në seancë plenare shqyrton “Paketën e Maleve”

Kuvendi do të diskutojë në seancë plenare edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare.