Tag: Presidenti Bajram Begaj
Presidenti Bajram Begaj uroi sot Festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
Gjatë një konference për shtyp, në përfundim të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Presidenti Begaj, në krah të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova dhe Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatović, theksoi rëndësinë e forcimit të kësaj organizate për rajonin.
Presidenti Bajram Begaj u prit në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Papa Françesku.
Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Lushnjë.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj mori pjesë sot në aktivitetin “Ditë e Hapur”, me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit në NATO, të zhvilluar nga Komanda e Forcës Tokësore në Zall-Herr.
Presidenti Bajram Begaj ka shtruar një darkë iftari në Lushnjë, në kuadër të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur të urojë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit nga teqeja e Baba Aliut.
Presidenti Begaj u takua me komunitetin arbëresh në Macchia Albanese, San Cosmo Albanese, Vaccarizzo Albanese dhe San Giorgio Albanese.
Në kuadër të pjesëmarrjes në javën e nivelit të lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Lartë dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në pritjen me rastin e 247 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.